Ndaj ish-shefit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së, i cili kishte dalë në pension në 2018, janë ngritur dy aktakuza të veçanta: një në New York dhe një në Uashington D.C.

Në New York, McGonigal, akuzohet se ka marrë para nga një bashkëpunëtor i oligarkut rus, Oleg Deripaska, i cili është sanksionuar nga SHBA që në vitin 2018. Dyshohet se ish-agjenti ka marrë para’ me qëllim heqjen e emrit të oligarkut rus nga lista e bizneseve të sanksionuara.

Kjo akuzë, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, përpos akuzave politike sot.

“Mbase pjesa Deripaskës lidhet vetëm me fajin ose përfshirjen ose me mënyrën se si kanë vepruar zoti McGonigal mendoj, nuk lidhet me pjesën shqiptare apo Z.Neza apo Ducka”u shpreh avokati, Redi Ramaj

“Të jesh i pastër edhe ta bësh pis veten tende, kombi tënd pa absolutisht një shkak. Pse e them sepse FBI e ka hetuar, do të thotë e ka dërguar akuzën në gjyq, aty vetëm një i pandehur është dhe ai është kryezbuluesi i FBI”u shpreh avokati, Idajet Beqiri.

Shpesh, aktakuza e parë e ngritur në New York, qëllimisht ngatërrohet me të dytën të ngritur në Uashington ku përmenden emra të disa shqiptarëve.
Sipas kësaj aktakuze, McGongial dyshohet se ka përfituar shuma parash nga një shqiptar.

Po ashtu, atij i janë paguar shpenzimet për udhëtime në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA