Pavarësisht orëve të stërzgjatura në gjykim paraprak, edhe për inceneratorin e Fierit gjykata nuk ja doli mbanë që të shprehet nëse do ta kalojë dosjen për gjykim themeli, apo do i kthejë pas aktet SPAK.

Për të vijuar hetimet sa kohë SPAK deklaron se ka veçuar çështjen dhe po vijon hetimet në ministrinë e Financave dhe ndaj të cilëve SPAK ka deklaruar se po heton rolin e ish ministrit të financave Arben Ahmetaj.

Ish ministri i mjedisit Lefter Koka këmbënguli për të dytën ditë radhazi pafajësi e njëherazi ka thënë se e gjithë kjo çështje është një sulm politik ndaj tij

Ish-ministri kërkoi bashkim të të dyja çështjeve , edhe inceneratorit të Elbasanit  dhe të Fierit përderisa është i akuzuar tek të dyja dosjet

Por kërkesa nuk u pranua nga gjykata mbasi SPAK  kundërshtoi me pretendimin se faktet ishin të ndryshme. Nga ana tjetër edhe Alqi Bllako kërkoi pushim të akuzave siç edhe ish eprori. I njëjti pretendim u mbështet edhe nga të akuzuarit e tjerë

SPAK këmbëngul se administratorët e  kompanive fiktive dhe zyrtarët përfituan miliona euro, midis tyre edhe Klodian Zoto që akuzohet dhe pretendohet se i pagoi Arben Ahmetaj udhëtime luksoze jashtë Shqipërisë.

Por ky fakt nuk u mor në konsideratë nga SPAK që sidoqoftë këmbëngul fort se po heton rolin e Arben Ahmetaj, deri më tani i pa thirrur ende dhe deri më tani ende nuk i është marrë një deklarate dhe dëshmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA