Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka deklaruar para në samitit të NATO-s se Rusia i ka shkaktuar një vit terrori Ukrainës.
Ai zbuloi se po sigurohet që Ukraina të ketë atë që i nevojitet, pasi lufta vijon prej afro një viti.
“Anëtarët e këtij grupi kontakti u kanë dhënë mbrojtësve të Ukrainës më shumë se tetë brigada luftarake. Kjo përfshin kontribute të mëdha nga SHBA. Por siç thashë muajin e kaluar në Ramstein, kjo nuk ka të bëjë me një aftësi të vetme. Ka të bëjë me ofrimin e të gjitha aftësive që premtojmë. Ka të bëjë me integrimin e të gjitha këtyre sistemeve së bashku. Ka të bëjë me punën me ukrainasit për t’i ndihmuar ata të luftojnë për lirinë e tyre“, deklaroi Austin.
Përpos ndihmës së ofruar, sekretari i Mbrojtjes u shpreh se Vladimir Putin supozoi se Ukraina ishte një objektiv i lehtë dhe se mund të merrej lirisht nga ata. Por pavarësisht situatës së krijuar, sipas tij, presidenti rus mendoi se nuk do të ndëshkohej, por gaboi.
“Kremlini ishte i gabuar në çdo pikë. Vladimir Putin mendoi se mund të sulmonte pa u ndëshkuar, por Rusia kishte humbur. Ushtria ruse ka paguar kosto të jashtëzakonshme në luftën e tyre të agresionit dhe tani ata po i drejtohen dërgimit të rekrutëve dhe të burgosurve në vdekje të afërt”, tha ai.
Top Channel