Nëntë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 gjatë 24-orëve të fundit në vend nga 395 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 4 persona kanë rezultuar pozitivë në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Dimal.

Janë 126 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,620 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 14 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 395

Testime totale 2,035,354
Raste pozitive 333,342
Raste të shëruara 329,620
Raste Aktive 126
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 107
Fier 7
Shkodër. 4
Vlorë 3
Durrës. 3
Berat. 1
Gjirokastër. 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA