Dy persona që protestuan në tubimin e një dite më parë të opozitës, duke shfaqur sjellje të dhunshme janë vënë në pranga.

20-vjeçari Dorison Petokun 20 vjeç nga Thumana dhe 37-vjeçari Jakup Stafa nga Mamurrasi akuzohen për disa vepra penale, prishje e rendit publik, përdorimi i mjeteve piroteknike dhe dhunë.

Sipas informacioneve, 37-vjeçari rezulton me precedent penale dhe ka qenë në kërkim nga policia e Krujës për kanosje.

Opozita zhvilloi të hënën një protestë jashtë parlamentin, teksa brenda tij zhvillohet seanca plenare. Mes protestuesve dhe forcave të policisë ka pasur tensione të vazhdueshme. Tubuesit hodhën mjete piroteknike dhe kapsollë drejt forcave të rendit.

Lexo edhe: Protesta dhe incidente në Kuvend/ Në sallë iku edhe energjia elektrike, opozita bllokoi foltoren! Çfarë ndodhi sot në Parlament

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA