Gurkan Ozturk 19 vjeç, u shpëtua nga një ndërtesë pesëkatëshe e shembur në qytetin turk Hatay, 63 orë pas tërmetit.
I riu turk ka regjistruar orët që ka kaluar nën rrënoja me celularin e tij në shtëpinë e gjyshit të tij në Antakya, ku kishte shkuar për të studiuar, në momentin e tërmetit, më 6 shkurt.
Ozturk ka0 regjistruar me telefon momentet e kaluara në hapësirën e vogël që e lejoi të mbijetojë.
“Miq, u bënë gati 40 minuta brenda, mendoj se arrita të bëj një boshllëk ku janë këmbët, gërmova me majë të dorës dhe e mbusha boshllëkun me gurë që të mos shembet. Ndjej ajrin e ftohte nga poshtë mendoj se kam bërë një vrimë nëpër të cilën mund të marr oksigjen. Te shohim a mund t’i mbijetojmë këtij tërmeti? Nëse i mbijetoj këtij tërmeti mendoj se do të vlerësoj gjërat në jetë më mirë. Ka ende shume njerëz për të dashur Ju dua shumë të gjithëve, sidomos mamanë, babin, vëllezërit. Mos keni frikë, shpresoj të mos jeni të mërzitur. Nuk e di çfarë po ndodh atje jashtë, por shpresoj se nuk ka telashe të mëdha. Ndoshta është vetëm diçka me disa ndërtesa të vjetra”, tha Ozturk në momentet kur ndjeu pasgoditjet nën rrënoja.
Top Channel