Dy vite më parë u shpall në kërkim për serat me kanabis/ Arrestohet 34-vjeçari, kapet me drogë në shtëpi

12/02/2023 10:18
Foto ilustruese

34-vjeçari Artur Tema që prej dy vitesh ishte shpallur në kërkim për serat me kanabis, është arrestuar këtë fundjavë në Krujë, ndërkohë që në shtëpi iu gjetën 5 kilogramë kanabis.

Në vitin 2021, Tema kishte kultivuar 280 bimë kanabis, në dy sera, në fshatin Larushk, policia e Krujës  lokalizon personin në kërkim. Ai u kap dhe u vu në pranga ndërsa kërkohej që prej vitit 2021.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kultivuesi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Artur Tema, 34 vjeç, banues në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, të kryera në bashkëpunim.

Gjatë një operacioni të zhvilluar në qershor të vitit 2021, për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në afërsi të banesës së tij, në Larushk, janë gjetur të kultivuara në dy sera, 280 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se 34-vjeçari i kishte kultivuar në bashkëpunim me babanë e tij.

Gjithashtu, në banesën e këtyre dy shtetasve, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 5 kilogramë lëndë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA