FOTOT/ Punonjësit e bashkisë aksion pastrimi në bulevard, Veliaj: Çdo gjë xixë, për një fundjavë të bukur të familjeve të Tiranës, të majta e të djathta, në 103-Vjetorin Kryeqytet!

11/02/2023 16:18

Pas tre orëve protestë të opozitës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i është rikthyer normalitetit dhe lëvizjes së lirshme të qytetarëve.

Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës, nisën menjëherë punën për pastrimin e rrugëve dhe të lulishteve. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar kolegët për rehabilitimin e hapësirave publike në kohë rekord.

“Faleminderit skuadrës fantastike të pastrimit dhe riparimeve të Qytetit të Tiranës, për rekuperimin në kohë rekord të hapësirave publike, pas “revolucionit” të radhës! ♻️

Çdo gjë xixë, për një fundjavë të bukur të familjeve të Tiranës, të majta e të djathta, në 103-Vjetorin Kryeqytet”, shkruan Veliaj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel