98 persona u shpëtuan nga rrënojat pas më shumë se 100 orësh pas tërmeteve me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, të përshkruar si “fatkeqësia e shekullit”, preku 10 provinca me qendër në Kahramanmaras.
Përmes fotove, arrihet të shihet vuajta jo vetëm në trupat e tyre, por edhe sytë plot trishtim. Shpëtimi i tyre është mrekulli, pasi rezistuan nën rrënoja, pa ujë, pa ushqim dhe me temperatura të acarta.
Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, tashmë ka marrë jetën e më shumë se 23 mijë personave. Ky rajon është shtëpi e 13.5 milionë njerëzve. Shifrat e reja, të cilat çdo ditë po rriten, përfshijnë mbi 19.888 njerëz të vdekur në Turqi dhe më shumë se 3.500 në Sirinë tashmë të shkatërruar nga lufta civile. Gjithashtu, dhjetëra mijëra njerëz u lënduan.
Edhe pse ekspertët thonë se njerëzit mund të mbijetojnë për një javë ose më shumë, shanset për të gjetur të mbijetuar në temperaturat e ulëta, po zbehen.
Top Channel