Opozita ka zhvilluar protestë ditën e sotme, ndërsa është përpjekur për të rritur audiencën duke përdorur metodën më në zë të momentit, “Big Brother VIP”.

Në krye të marshimit që bënë qëndronte një banderolë e madhe në të cilën shkruhej “Burg Brother VIP”.

Në këtë aspekt opozita është përpjekur të tërheqë sa më shumë mbështetës, duke u frymëzuar nga reality show i “Big Brother VIP”, por duke zëvendësuar fjalën “Big” me burg.

Madje në duart e tyre u panë edhe pankarta me mbishkrimin “Yje jeni gati për Burg Brother” dhe “Zarf i zi për Ramë”.

Gjithashtu në këtë protestë mbështetja u kërkua edhe nga rrjetet sociale, ku kësaj radhe Partia e Lirisë në TikTok ka shpërndarë një video në të cilën kërkohet largimi i Edi Ramës, por në një mënyrë ta pazakontë.

Ata kanë vendosur që momentin e eliminimeve në programin më të ndjekur në Shqipëri ta përdorin për fushatën e tyre.

Të gjitha këto detaje tregojnë se si opozita kërkon të tërheqë pas vetes sa më shumë mbështetës, duke e ditur ndikimin e madh që ka në shoqëri reality show që transmetohet në Top Channel.

Ndryshimi mes “Big Brother VIP” dhe opozitës, është se spektakli mbledh më shumë audiencë pa ftuar askënd, ndërkohë opozitës i duhen 3 javë për organizimin e një proteste.

Dhe kjo e ka një shpjegim, se publiku dhe shqiptaret priren të ndjekin figura të reja siç janë banorët e “Big Brother VIP”, ne raport me imazhet e lodhura të politikanëve, që janë të njëjtët prej 30 vitesh.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel