Video/ Ndodh mrekullia! Dy motrat nxirren të gjalla nga rrënojat pas 100 orësh të bllokuara

10/02/2023 10:04

Dy motra janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat në provincën e Kahramanmaras në Turqi, pas më shumë se 100 orësh të bllokuara.

Ekipet e shpëtimit të cilët në luftë të ashpër me kohën, arritën të nxirrnin dy vogëlushet pas përpjekjes së vazhdueshme. Ato kanë mundur t’i rezistojnë kushteve të vështira nën rrënojat e ndërtesës ku mbetën të bllokuara prej ditësh.

Pas shpëtimit, ato po marrin kujdes shëndetësor.

 

Top Channel