Foto ilustruese

Një sherr që çoi në përdorimin e armëve të zjarrit ndodhi këtë pasdite në lagjen “10 Korriku” të qytetit të Vlorës.

Nga konflikti që dyshohet se ka ndodhur për shkaqe banale, ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar.

Rreth orës 16:00, 38-vjeçari Ledjon Zahaj  ka plagosur me armë zjarri 40-vjeçarin Dëfrim Pashaj, të dy banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, njofton policia.

Pas sherrit, është kapur autori, ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel