Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur në Fier pranë ish-parkut të mallrave.

Një automjet është përplasur me një “Benz” dhe për pasojë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.

Nga informacionet e para mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar me urgjence në spitalin e Fierit.

Në vendngjarje, ndodhet policia e cila po kryhen ekspertizën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Për shkak të aksidentit, është ngadalësuar lëvizja e mjeteve në aksin Fier-Patos.

Top Channel