Të përshkosh Shqipërinë me biçikletë për 15 ditë klasifikohet si një nga atraksionet më të bukura për 2023.
Me biçikletë udhëton, pa nxitim, mes tokave të egra përbri majave të maleve, në luginat mahnitëse, mes vreshtave dhe fshatrat të lashta të varura në shpatet e maleve. por edhe në manastiret e kështjellat me pamje nga deti dhe qytetet historike, ku koha duket sikur ka ndalur.
Një aventurë që fillon dhe mbaron në të njëjtin vend, në Tiranë, kryeqytetin e zhurmshëm të Tokës së Shqiponjave.
Më pas udhëtimi vijon në jug të Shqipërisë deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, përgjatë brigjeve të liqenit më të vjetër dhe më të thellë në kontinentin e vjetër.
Më pas në brigjet e lumit të fundit të egër në Evropë, Vjosës, gati për t’u bërë park kombëtar.
Pastaj, përsëri, qytete me një histori mijëravjeçare të përfshira nga UNESCO në listën e vendeve të trashëgimisë botërore, vende arkeologjike të paçmueshme, plazhe të pacenuara, gjire sekrete dhe kështjella me pamje nga deti.
këtë udhëtim e rekomandon një nga gazetat më prestigjoze në botë, New York Times!
Rruga e Çiklizmit të UNESCO-s është, në fakt, në listën e 52 destinacioneve të paharrueshme për të bërë në 2023.
Burimi: Corrire Della Sera
Top Channel