Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe plagosje me dashje janë arrestuar përkohësisht në Çeki dhe Greqi pasi do të ekstradohen në Shqipëri.
Një 63 vjeçar banues në Durrës, u lokalizua në Kavala, Greqi.
Pëllumb Braçe ishte i dënuar me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”. Braçe u ka marrë me anë të mashtrimit, 72 mijë euro, 2 personave, duke u premtuar shitjen e një dyqani në një pallat të ri, në Durrës.
Ndërsa një 38 vjeçar, banues në Ballsh u lokalizua në Çeki.
Albert Lamaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte i dënuar me 2 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
38-vjeçari më datë 03.03.2017, në lagjen nr.3 në Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë, me thikë M. Gj.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë dhe ata çekë, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 personave drejt Shqipërisë.
“Interpol Tirana/ Falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve grekë dhe atyre çekë, lokalizohen në Greqi dhe në Çeki, kapen dhe arrestohen përkohësisht, 2 shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë. -Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore greke, u bë lokalizimi në Kavala, Greqi, kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit Pëllumb Braçe, 63 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Shtetasi Pëllumb Braçe, u ka marrë me anë të mashtrimit, shumën 72 mijë euro, 2 shtetasve, duke u premtuar shitjen e një dyqani në një pallat të ri, në Durrës. – Po si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore çeke, u bë lokalizimi në Çeki, kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit Albert Lamaj, 38 vjeç, banues në Ballsh. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Shtetasi Albert Lamaj, në datën 03.03.2017, në lagjen nr.3 Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë, me mjet prerës (thikë), shtetasin M. Gj. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë dhe ata çekë, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve drejt Shqipërisë”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel