Tërmeti në Turqi/ Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya (Fotot)

07/02/2023 17:26

Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit ndodhet në rrënojat e tragjedisë në Malatya, pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale foto nga momentet e kërkim- shpëtimit.

Ata do të ndihmojnë në kërkimin e trupave nën rrënoja dhe t’i ofrojnë atyre ndihmë të shpejtë.

Rama kishte lajmëruar që ditën e djeshme se një ekip shpëtimi do të niset drejt Turqisë për ti ardhur në ndihmë, ashtu siç edhe Turqia u gjend pranë Shqipërisë para katër vitesh kur vendi ynë u gjend në të njëjtën situatë.

Top Channel