Rama në lagjen që do të rindërtohet në Durrës: Synon uljen e faturës energjitike dhe një park të ri

07/02/2023 16:32

Një lagje e Durrësit do të rindërtohet sipas një projekti që përfshin një mijë familje.

Kryeminstri Edi Rama ishte bashkë me kryetaren e Bashkisë Durrës, Ermira Sako, ndërsa ndau disa foto në Faceebook nga lagja 18, vendi ku do kryhen punimet, nën pritjen e banorëve të zonës.

Projekti ka si synim efiçencën energjitike të godinave, që do të bëjë të mundur uljen në 30% të faturës së energjisë, heqjes së depozitave të ujit nga tarracat, sistemimit të rrugëve të brendshme, si edhe ndërtimit të një parku të madh urban lojërash e rekreacioni, sipas kryeministrit.

“Lagjja 18, Durrës – Një projekt rilindjeje e një lagjeje me mbi 1 mijë familje, përmes një projekti të efiçencës energjitike në fasadat e godinave, që ul 30% faturën e energjisë, heqjes së depozitave të ujit nga tarracat, sistemimit të rrugëve të brendshme, si edhe ndërtimit të një parku të madh urban lojërash e rekreacioni, i cili do t’i shërbejë krejt zonës përreth”, shkruan Rama.

Top Channel