E marta e kësaj javë në Shkodër shënon ditën më të ftohtë të vitit ku temperaturat në Qafë Thore arrijnë deri në -21 gradë, ndërsa në Vermosh temperaturat kanë arritur në -18 gradë, kurse në Fierzë situata meterologjike paraqitet pak më ndryshe nëse e krahasojmë me temperaturat e më sipërme,  ku termometri shënon -9 gradë.

Prej dy ditësh Durrësi është përfshirë nga ngricat. Rënia e temperaturave nën zero gradë edhe në bregdet ka krijuar ngrica në rrugë dhe dhe sheshe.

Sipas metereologëve, kjo do të jetë java më e ftohtë e këtij dimri. Ngricat gjithsesi nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullim, ndërsa qytetarët kanë shmangur lëvizjet e panevojshme në rrugë.

Edhe shatërvani në qendër të qytetit ka ngrirë, ndërsa në shkollat 9-vjeccare këtë fillim jave ka pasur edhe rënie të numrit të nxënësve, për t’iu shmangur të ftohtit.

Në Vlora dita më e ftohtë e vitit ka shënuar një rënie temperaturash deri në -2 gradë Celsius, por për 53 vjeçarin nga Vlora, Gëzim Brahimaj kjo ishte dita ku ai mund të sfidonte temperaturat nën zero gradë Celsius duke shijuar notin në detin Jon.

 

 

 

Top Channel