I ftohti Siberian mbetet prezent edhe gjatë ditës së martë duke diktuar në vendin tonë, mot të kthjellët por shumë të ftohtë.

Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pikërisht në këto zona problematikë e theksuar do të jenë ngricat për shkak se 24- orëshi do të jetë në vlera negative.

Orët e vona të mbrëmjes sjellin edhe një erë të ftohtë lindore duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë në zonat bregdetare.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, dhe mesdita sjellë rënie të tyre duke regjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë -10 °C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 10°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi 2 balle.

Republika e Kosovës gjatë të martës do të ketë rënie akoma më të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që termometri të zbresë deri në -11 gradë C, por vijon moti i kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës dhe vranësira të lehta e kalimtare do të shafqen vetëm në orët e vona të mbrëmjes, mbeten prezente ngricat në rrugë si edhe era herë pas here e fortë dhe e ftohtë nga verilindja.

Top Channel