Alda Klosi, ish drejtoreshë  e koncensioneve, ish këshilltare e Ministrit të Shtetit për Rindërtimin në vitin 2020 si dhe ish drejtoreshë e kabinetit të ministrit të Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj u la nga gjykata në arrest me burg.

E dyshuara për tre vepra penale, të pastrimit të parave, deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë mbahet në spital , prej nga ku ajo dha pëlqimin që seanca të kryhej në mungesë të saj në sallat e gjykatës.

E ekspozuar nga rrëfimi i Rozeta Dobit të cilën e denoncoi se i kishte vjedhur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë, Klosi vazhdon të këmbëngulë përmes avokatit se pastruesja është e pabesueshme.

Por prokuroria dyshon se paratë janë të pajustifikuara dhe për këtë është bindur nga kontradiktat midis deklaratave të ish zyrtares Klosi dhe të vëllait të saj, që tha se i kishte marrë hua për të kuruar xhaxhait.

Por përpos kësaj e dyshuara Dobi ka folur për njohjet e ish zyrtares me ish ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, dhe për kutitë me para që ajo i kishte parë në shtëpinë e shefes nëse është apo jo një vjedhje e rëndomtë apo akoma më shumë, pastrim parash që vijnë nga korrupsioni, prokurorisë do t’i duhet të kryejë veprime shtesë më tepër sesa ballafaqimi i thënieve të tyre.

Top Channel