Tërmeti në Turqi, ambasadori shqiptar për Top Channel: Në ato zona ka prezencë të ulët të shqiptarëve

06/02/2023 12:19

Kastriot Robo,  ambasador i Shqipërisë në Turqi në një intervistë telefonike për edicionin e lajmeve të mesditës në Top Channel,  tregoi se si u përjetua ky tërmet tek banorët e Ankarasë.

I pyetur nëse ka patur qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Turqi, të prekur ky tërmet, ambasadori Kastriot Robo dha këtë përgjigje.

“Nuk ka të dhëna se shtetas shqiptarë të jenë viktima të tërmetit, në komunikim si me Ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme nuk rezulton se ka shqiptarë të afektuar nga tërmeti. Vijojmë me komunikimet me autoritetet turke. Duhet thënë që prezenca e shqiptarëve në ato zona është e vogël nuk ka prezencë të shqiptarëve në ato zona, në juglindje të Turqisë”, tha ambasadori.

Ministria për Punët e Jashtme dhe Evropën ka vendosur dy numra telefoni  për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, që mund të kenë qytetarët shqiptarë.

 Ambasada e Republikës së Shqipërisë Ankara:

+90 549 5611985

 Konsullata e Republikës së  Shqipërisë Stamboll:

+90 539 6566219

Top Channel