Temperatura në minus gradë dhe ngrica/ Rama: Kujdes, përdorni goma dimërore dhe respektoni rregullat

06/02/2023 12:38

Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje dëbore dhe temperatura shumë të ulëta që kanë shkaktuar edhe ngrica.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook duke kërkuar që të bëhet kujdes dhe të merren masat e nevojshme për të parandaluar problemet.

“Kujdes! Përdorni goma dimri në zonat ku ka borë dhe ngrica, respektoni sigurinë rrugore dhe ulni shpejtësinë”, shkruan Rama.

Krahas kësaj ai ka postuar edhe një foto ku në disa rajone të vendit temperaturat kanë shkuar në minus. Në Llogara temperaturat regjistrohen -8 gradë Celsius, në Dibër -11 gradë Celsius, në Korçë -7 gradë Celsius dhe në Dardhë -12 gradë Celsius.

Në të gjithë vendin akset rrugore janë të hapura ndërsa në disa zona malore po punohet për pastrimin e tyre.

Top Channel