Foto Ilustruese

Dy persona janë lënduar mbrëmjen e sotme pasi një ashensor në një pallat të Tiranës në zonën e Unazës së Re është shkëputur, duke rënë nga kati i pestë në zero.

Të dëmtuar kanë mbetur S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, por gjendja e tyre nuk dihet.

Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).

Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës. Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ashensorët kontrollohen nga Agjencia e Mbikqyrjes së Tregut.

Top Channel