24/11 22:35
Turqia dhe Siria po përballen me një prej ngjarjeve më të rënda këtë të hënë, pasi u goditën nga një tërmet me magnitudë 7.8 dhe paslëkundje të fuqishme.
Qindra persona të tjerë raportohet se janë plagosur në të dy shtetet. Turqia gjendet mbi një nga pllakat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet, ndërsa epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep.
Në të dy shtetet po zhvillohen operacione për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pas rrëzimit të ndërtesave, ndërsa në dy anët e kufirit, banorët ishin në gjumë kur nisën lëkundjet.
Top Channel