Lideri i Iranit jep faljen për mijëra të burgosur e protestues në vend (fotot)

06/02/2023 18:57

Lideri suprem i Iranit ka dhënë sot falje zyrtare për “mijëra të burgosur”, duke përfshirë deh të arrestuar në protestat e fundit anti-qeveritare, njoftonte agjencia shtetërore IRNA pasi fushata e gjerë policore e shtypjes duket se ka qetësuar disi trazirat kombëtare.

Por falja e aprovuar dje nga lideri Ayatollah Ali Khamenei do të ketë disa kushte, njoftonin mediat, duke shtuar se masa nuk aplikohet për individët me qytetari të dyfishtë të ndaluar në Iran.

Agjencia shtetërore IRNA tha se ata të akuzuar për “korrupsion të lartë”, që është akuza më e rëndë ndaj disa protestuesve, katër prej të cilave raportohet se janë ekzekutuar, nuk do të marrin falje.

Falja gjithashtu nuk aplikohet për akuzat “spiunazh me agjenci të huaja” si dhe për të ndaluarit “e lidhur me grupe armiqësore ndaj Republikës Islamike”, thonin mediat shtetërore.

Protestat e muajve të fundit në Iran ishin nga më të gjerat e më të rrallat në vend që prej revolucionit islamik të vitit 1979.

Mediat vendase thonin se rreth 20,000 njerëz janë arrestuar në lidhje me protestat, për të cilat autoritetet akuzojnë se janë nxitur nga shtete armike të Iranit, ku raportohet se janë vrarë disa qindra njerëz.

Në letrën e gjyqësorit ndaj Khamenei ku kërkohej falja, Gholamhossein Mohseni shkruante: “Gjatë ngjarjeve të fundit, një numër njerëzish, veçanërisht të rinjtë, kanë kryer veprime të gabuara si rezultat i indoktrinimit dhe propagandës së armikut”.

“Meqënëse armiqtë e huaj dhe rrymat anti-revolutionare kanë dështuar, shumë nga këta të rinj janë penduar për veprimet e tyre”.

Khamenei aprovoi faljet për nder të përvjetorit të revolucionit të 1979.

“Naturisht ata që nuk shprehin pendesë për aktivitetin e tyre dhe nuk zotohen të mos i përsërisin ato, nuk do të marrin faljen”, citonin mediat zv. Kreun e gjyqësorit vendas Sadeq Rahimi.

FOTO GALERI
1/3
Falja e aprovuar dje nga lideri Ayatollah Ali Khamenei do të ketë disa kushte, njoftonin mediat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA