Moti ekstrem ka përfshirë qarkun e Korçës.

Temperaturat kanë zbritur nën 12 gradë ndërsa edhe pse nuk ka rënë borë ne disa segmente era e fortë bën që të depozitohen duna ne pjesën e kalueshme ndaj autoritetet rekomandojnë që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe te përdorin pajisje dimërore.

Si pasojë e të ftohtit edhe shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa pavarësisht se po punohet ne terren temperaturat e ulëta vështirësojnë riparimin e defekteve në bashkitë e Korçës, Pogradecit dhe Devollit.

Temperatura në minus 12 gradë celcius janë regjistruar edhe në zonat malore të qarkut të Elbasanit ndërsa ngricat kanë pushtuar rrugët. Aksi nacional Librazhd Peshkopi kalohet ,me zinxhirë në disa segmente të tij pasi ka ngrica të mëdha. E po ashtu disa rrugë fshatrash, kryesisht në Bashkitë Përrenjas Elbasan e Librazhd.

Rruga nga Librazhdi në drejtim të Qarrishtës kalohet vetëm ,me zinxhirë. Nga Elbasani në drejtim të Labinotit mal e Funarit, Zavalinës po ashtu, rrugë të vështira malorë të cilat për shkak të ngricave në disa segmente kërkojnë përdorimin e zinxhirëve dhe të gomave dimërore.

Policia këshillon drejtuesit  mjeteve të kenë kujdes pasi edhe në ditët në vijim prania e ngricave në rrugë do të jetë e madhe.

Për shkak të erës së fortë ka pasur mungesë të energjisë elektrike përfshirë të gjitha zonat malore t qarkut të Elbasanit.

Temperaturat e ulëta në qarkun e Shkodrës, rekordin e kanë shënuar në Pukë me minus 11 grade. Deri me tani nuk raportohen probleme, përveç disa akseve rrugore.

Nga Boga e deri në piken turistike të Thethit, si dhe nga Leqet e Hotit e deri në Lëpushe dhe Vermosh, lëvizja me automjete duhet të jetë e kujdesshme dhe me zinxhire për shkak të ngricave të shumta në rrugë dhe dëborës që vijon.

Në Pukë, bashkia u ka kërkuar banorëve në zonat e thella që tu qëndrojnë pranë të moshuarve të cilët jetojnë vetëm për shkak se temperaturat e ulëta mund të sjellin komplikacione shëndetësore.

Top Channel