Një 42-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi u kap duke shitur celularë të kontrabanduar në dyqanin e tij, të cilin nuk e kishte regjistruar në organet tatimore.

Nga kontrolli i ushtruar në servisin e celularëve e 42-vjeçarit, u gjetën 17 aparate celulare, aksesorë celularësh dhe pajisje të tjera elektronike, për të cilat ky shtetas nuk dispononte fatura tatimore.

Shtetasi me iniciale G. K. do të hetohet për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ushtrimi i aktivitetit pa licensë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Top Channel