Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega mbronte dje ashpër të drejtën e Iranit e Koresë së Veriut për të krijuar armë bërthamore, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë autoritetet për t’i ndaluar.
“Çfarë autoriteti kanë fuqitë Perëndimore që kërkojnë të ndalojnë Iranin nëse ai do të ndërtojë armë bërthamore? Me çfarë autoriteti duan ata të marrin armët bërthamore nga Republika Demokratike e Koresë? Për cfarë qëllimi, për t’i shtypur?”, komentonte Ortega duke shtuar se kjo do të ishte e drejtë nëse zhdukeshin të gjitha armët bërthamore.
“Le të fillojnë me bombat e amerikanëve”, tha me tej ai.
Amir-Abdollahian falenderoi Ortegan për fjalët e tij të mbështetjes por tha se programi bërthamor i Teheranit ka vetëm qëllime paqësore.
Ky pretendim kundërshtohet nga SHBA dhe fuqitë perëndimore, të cilat kanë nënshkruar një akord me Iranin në 2015 për çmontimin e programit të tij bërthamor.
SHBA është tërhequr nga akordi me Iranin në vitin 2018 dhe rivendosi sanksionet ekonomike ndaj vendit.
Më herët ministri i jashtëm iranian tha në parlamentin e Nikaraguas se dy vendet “kanë shumë ngjashmëri dhe interesa të përbashkëta.”
Të dyja vendet janë nën sanksione të SHBA.
Ndalesa e ardhshme diplomatike e Amir-Abdollahian, do të jetë në Venezuelë.
Top Channel