Ndalohet dhënia e lejes për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit në Vlorë.

Sipas njoftimit është ndaluar dhënia e lejes për nisjen gjatë datave 04-06 shkurt 2023 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Ndërsa për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës këshillohet të marrin masa.

Njoftim datë 04 shkurt 2023

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 04 – 06 Shkurt 2023 duke filluar nga ora 14:00 datë 04 shkurt 2023 në drejtimin Veri-VeriPerëndim në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.

1. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 04-06 SHKURT 2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANE NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 04-06 Shkurt 2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 06 Shkurt 2023 ora 14:00.

Top Channel