Lirohen mjekët që ranë në pranga për 6 mijë lekë/ U paditën nga pacienti që donte të kryente skaner në QSUT

04/02/2023 14:44

Gjykata liroi nga burgu nën masën e pezullimit të përkohshëm nga detyra dy mjekët, Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku , që të dy të dyshuar për korrupsion.

Prokurori i çështjes kërkoi për Metaliun dhe MansakunM, ky i fundit teknik imazherie pranë qendrës spitalore masën e arrestit me burg, por kërkesa nuk u pranua nga gjykata.

Akuza dyshon se mjekët i kërkuan një shumë prej 6 mijë lekë një emigranti, për t’i mundësuar kryerjen e një skaneri pa radhë dhe pa pasur dokumentacionin përkatës.

Hetimet ndaj mjekëve nisën pas kallëzimit të një shtetasi thuhet në dosjen që TCH disponon, i cili kishte kaluar një aksident automobilistik vite më parë. Për shkak të shqetësimeve që ndjeva thotë në prokurori denoncuesi u paraqita në spitalin e Traumës , aty ku mjekët i kanë sugjeruar të kryente rezonancë magnetike.

Më tej qytetari ka shkuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza ku ka takuar mjekun Nazmi Metaliu i është ofruar ndihmë prej të dyshuarit. Ndonëse të dy të arrestuarit këmbëngulin se nuk kanë marrë asnjëherë para në këmbim të shërbimit, një përgjim ambiental i kryer në ambientet e policisë i vë ata në pozitë të vështirë.

Dy të dyshuarit flasin me njëri tjetrin në polici thotë prokurori Bledar Valikaj në dosje dhe në një moment Metaliu i thotë kolegut ; kam pushkatuar veten të kam pushkatuar dhe ty. Kurse kolegu i përgjigjet për qytetarin që kishte paguar: ai është në rregull me veten , ai për këtë punë ka dalë . nuk ke pse e shan, faji është i joni.

Top Channel