Përdorimi i antibiotikëve  pa kriter në këtë situate gripale por edhe gjatë pandemisë së covid ka bërë që mikroorganizmat  të krijojnë rezistencë duke u kthyer në një rrezik  kërcënues për shëndetin e njerëzve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë një listë me 13 patogjenë prioritarë ndaj të cilëve  mjekët duhet të kenë  shumë kujdes pasi  duket  se e kanë të fituar betejën ndaj antibiotikëve   përfshirë këtu  edhe stafilokokun.

Në Shqipëri antibiotikët t’i rekomandojnë dhe kur je e infektuar nga viruset e gripit, kur në fakt antibiotiku trajton vetëm infeksionet bakteriale .Por nuk mjaftojnë vetëm  medikamente që marrim kur sëmuremi, pasi një sasi të madhe antibiotiku e marrim nga  konsumi i mishit apo produkteve të tjera të tjera shtazore , pasi  jo vetëm  tek njerëzit por edhe tek kafshët  antibiotikët jepen pa kriter.

Top Channel