Gazeta New York Times ka zbuluar detaje të reja se si ish zyrtari i lartë i FBI-s Charles McGonigal, nuk i kishte mbajtur të fshehta takimet e zhvilluara në Shqipëri me kryeministrin Edi Rama.
Shkrimi vjen vetëm një ditë më pas nga ajo çfarë deklaroi Edi Rama në intervistën me Grida Dumën në Top Story:
Gazeta New York Times sjell këtë detaj i cili fakton qëndrimin e kryeministrit.
“Gatishmëria e McGonigal për t’u takuar me kryeministrin e Shqipërisë, një vend i cili ka një prezencë diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk e mbajti sekret tek kolegët përfshirjen e tij, na thotë një ish zyrtar. Po ashtu McGonigal përdori adresën zyrtare të FBI-së dhe telefonin për këto çështje, na thotë një person me dijeni të këtij hetimi”.
Për sa i përket shumës prej 225.000 dollarë dhënë McGonigal nga Neza, New York Times thotë: “Prokurorët nuk kanë ngritur asnjë akuzë ndaj McGonigal apo të kenë ndërmarrë ndonjë veprim tjetër për shkëmbimin e shumës 225.000 dollarë në cash”.
Opozita në Tiranë prej ditës po tenton t’i lidhë takimet e Edi Ramës me ish zyrtarin e lartë të FBI Charles McGonigal si pikënisjen e një përpjekje për të shkatërruar Partinë Demokratike atë kohë e udhëhequr nga Lulzim Basha.
Po sipas opozitës Rama- McGonigal, Agron Neza dhe Dorian Duçka ishin njerëzit që vunë në lëvizje FBI-në për të hetuar lobimin e PD-së përmes kompanisë lobuese “Muzin Capitol” e drejtuar nga Nick Muzin.
New York Times ndalet edhe në këtë episod dhe thotë: “Mbetet e paqartë nëse Departamenti Drejtësisë ndërmori hapa të tjerë për hetuar Nick Muzin dhe asnjë akuzë nuk u ngrit kundra tij. Vetë Muzin në një deklarim është shprehur se “nuk kishte arsye të besonte se përse të ishte viktimë e një hetimi të rremë. “Nëse do të isha, do të isha i pafat dhe shpresoj do të bëhet drejtësi””.
Top Channel