Fundi i një epoke, Boeing 747 mbyll fluturimet 54 vjet pas ngritjes së parë në ajër

03/02/2023 12:48

54 vjet pas fluturimit të parë në 1969, prodhimi i Boeing 747 merr fund dhe pritet dorëzimi i avionit të fundit të këtij lloji.

Historiani i Boeing-ut, Michael Lombardi e përshkruan 747-tën si një simbol të madh për njerëzimin dhe atë çka është në gjendje të bëjë. Ai ka ndryshuar botën, e ka bërë botën të duket më e vogël, dhe ka demokratizuar transportin ajror, thotë Lombardi në Seattle, duke folur pak ditë para zhvillimit të ngjarjes historike.

Më 31 janar 2023 mori fund një epokë e shkëlqyer për këtë avion. I fundit i tij, është ekzemplari 1574, që është një transportues mallrash 747-8F, Atlas Air-i që përdoret nga koncerni logjistik Kühne & Nagel.

Vetëm një ngjitëse e vogël, ngjitur mbi kapakun e hundës së përparme të avionit, të kujton veçorinë, që ky është 747 i fundit dhe të kujton “babain e 747-ës”, inxhinierin Joe Sutter, një legjendë e këtij sektori, i cili ndërroi jetë në vitin 2016.

Boeing 747 ka arritur të ketë zhvillimin më të madh e më të shpejtë në gjithë historinë e transportit të pasagjerëve, duke ia kaluar tipit të mëparshëm, Boeing 707, me maksimumin e vetëm 189 pasagjerëve. Jumbo-Jet u lejua që në fillim të fluturonte me 550 pasagjerë dhe arriti më vonë të mbante deri 660 udhëtarë.

Tashmë epoka e këtij tipi avioni konsiderohet e mbyllur, edhe pse kishte marrë fund tashmë, versioni për pasagjerë i 747 mezi shitet, vetëm për transportin e mallrave shitet.

16 vjet mbas fluturimit të Boeing 747 do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm, të paktën deri sa të jenë prodhuar dy avionët e ri presidencialë të forcave ajrore amerikane, të quajtur Air Force One. Mendohet që ato do të ngrihen në qiell mbas vitit 2027.

Top Channel