Akuzat për përfshirje në çështjen e “McGonigal”/ Rama: Opozita s’ka qenë kurrë më e degraduar, është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur

03/02/2023 18:58

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter në mënyrë shumë të ashpër në lidhje me akuzat e opozitës për përfshirjen e tij në çështjen “McGonigal”.

Rama është shprehur se opozita nuk ka qenë kurrë më e mjerë dhe më e e shfytyruar dhe çekuilibruar, dhe qe gënjeshtrat nuk kanë qenë kurrë aq të qametshme.

Sipas tij kjo është pasojë e puthjes fatale me një të vdekur.

Kryeministri Edi Rama në Twitter:

Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!

Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA