Përpara se të fillojnë të mendojnë për të bërë paqe, Meghan Markle dhe Princi Harry “po presin një falje” nga Familja Mbretërore, sipas një eksperti.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë bërë një sërë akuzash kundër organizatës, duke pretenduar se ata ishin lënë më vete për të shmangur presionin e jashtëm. Jonathan Secerdoti deklaroi se dyshja do të ishin të hapur për bisedime me mbretin Charles për të përmirësuar marrëdhënien e tyre, por ai paralajmëroi se ata do të hasnin kundërshtime të forta për shkak të goditjeve të tyre kundrejt Familjes Mbretërore. Secerdoti shpjegoi për US Weekly se:

“Mendoj se Harry dhe Meghan kanë thënë se po presin një falje, por mendoj se nuk ka shumë njerëz që pajtohen që kjo të ndodhë kështu. Disa nga presonat brenda librit “Spare” si Mbreti, Mbretëresha dhe Princi i Uellsit, të gjithë dalin nga ai libër aq keq. Ata janë kritikuar aq shumë nga vetë Harry, komentohen aq keq në media, sa mendoj se mund të ndihem shumë i lënduar për këtë”.

Deklarata vjen pasi burimet pretendojnë se Mbreti i ka kërkuar Kryepeshkopit të Canterbury-t të ndërmjetësojë një zgjidhje midis Princit William dhe Dukës së Sussex. Sipas raportimeve, Princi i Uellsit është i shqetësuar se Harry dhe Meghan mund të përdorin kurorëzimin e Charles III si një mbështetje për një marifet publicitar.

Daily Mail raporton se Madhëria e Tij ka shprehur shqetësimin “se mungesa e Harry dhe Meghan në Kurorëzimin do të ishte një shpërqendrim më i madh se prania e tyre”, megjithatë kjo nuk është konfirmuar.

Mbreti mund t’i ofrojë Harry-t një vend të shquar në shërbimin e kurorëzimit brenda Westminster Abbey, si pjesë e gatishmërisë së tij të dukshme për të “bërë lëshime për t’i tërhequr ata që të vijnë”.

Top Channel