Lufta në Ukrainë/ Shefi i inteligjencës ukrainase: Mbi 300 mijë trupa ruse po luftojnë

31/01/2023 17:31

Shefi i inteligjencës së mbrojtjes ukrainase, Kyrylo Budanov, deklaroi se rreth 326,000 trupa ruse po luftojnë në Ukrainë për momentin.

Kjo shifër nuk është komentuar ende nga pala ruse, ndërsa Budanov tha se kanë mbetur vetëm 9% e furnizimeve të Rusisë me raketa me rreze të gjatë Kalibr.

Ai gjithashtu iu përgjigj pretendimeve se Rusia mund të konsideronte nisjen e një sulmi bërthamor nëse Ukraina do të çlironte Krimenë, e cila u aneksua në vitin 2014.

“Rusia është një vend nga i cili mund të presësh shumë, por jo idiotësi të plotë. Kryerja e një sulmi bërthamor do të rezultojë në jo vetëm një disfatë ushtarake për Rusinë, por në kolaps të Rusisë. Dhe ata e dinë këtë shumë mirë”,  u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA