Dyzetenëntë të mitur raportohet se kanë vdekur kur barka e tyre e tejmbushur u përmbys në veriperëndim të Pakistanit, teksa zhytësit e policisë kanë dy ditë që nxjerrin trupat nga ujërat e ftohtë.
Viktimat e tragjedisë së të dielës raportohet se nuk ishin më shumë se 14 vjeç, nxënës të një shkolle që po bënin një shëtitje me barkë në liqenin panoramik të digës Tanda.
“Ujërat e liqenit janë thuajse në ngrirje dhe kanë penguar misionet e rekuperimit, por zhytësit kanë arritur të gjejnë shumicën e trupave”, tha kreu i grupeve të shpëtimit Khateer Ahmad.
Trupat e një mësuesi dhe të kapitenit të barkës gjithashtu u gjetën, duke e çuar numrin e viktimave në 51, sipas autoriteteve.
Diga Tanda Dam është rreth pesë km larg shkollës së viktimave, e cila jep mësime falas me tematikë islamike në Kohat, të provincës Pakhtunkhëa.
Zëdhënsi i policisë Fazal Naeem tha për rrjetin AFP se kapaciteti barkës ishte në fakt 20 deri në 25 persona.
Kërkimet vazhdojnë.
Top Channel