Aksident me pasoja fatale në Shkodër, një person humb jetën pas përplasjes së dy mjeteve. Arrestohet shtetasi francez Sara Çaushi është një nga 1500 nxënësit ekselentë që përfitojnë bursë nga bashkia e Tiranës.
Sara studion në gjimnazin “Qemal Stafa” dhe është në vitin e dytë. Por kjo nuk është hera e parë qe rezultati 10.00 në të gjitha lëndët, i ka mundësuar asaj një bursë, pasi edhe në 9-vjeçare ajo ka qenë sërish përfituese.
“Jam shumë krenare për veten dhe falënderuese ndaj të gjithë mësuesve qe kanë dhëne kontributin e tyre për këtë rezultat. Është një shtysë që të mbledh forcat, për tu bërë dikush dhe për të bërë krenar prindërit e mi”– shprehet Sara.
Për të ruajtur këtë rezultat i duhet që ti kushtojë kohë studimeve dhe të ndjekë disa kurse jashtëshkollore. Këtë gjë Sara e sheh si një investim për të ardhmen e saj.
“Ka shumë momente që të humbet motivimi dhe thua që u lodha, por duhet të punosh fortë. Fizika është lënda që has pak me shumë vështirësi që te marr dhjetën por mundohem që t’i mbaj në balancë.Më shumë kohe i kushtoj lëndëve shkencore, pasi aty kam dhe pak më shume vështirësi, pasdite kam dhe oraret që ndjek disa kurse, kryesisht për gjuhët e huaja, që të studioj në një universitetet të mira dhe të marr bursë”– shton gjimnazistja ekselente.
Sara është e vendosur që të ruaje deri në përfundim të gjimnazit rezultatet që e bëjnë atë ekselente.
“Duke qenë se jam në një faze që po mundohem të bëj një zgjedhje, do doja të bëhesha një arkitekte e zonja por ndoshta dhe një mjeke e zonja. Paratë e bursës kursehen si një investim për studimet universitare, na duhet dhe ky suport”- shprehet Sara.
Top Channel