Foto Ilustruese

Tre persona janë plagosur në aksin rrugor Vlorë-Kotë, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga.

51-vjeçari ndërsa drejtonte automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, në bypass, shtetasi K. K., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 51-vjeçari, së bashku me 2 pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit T. M, dhe L. M,  ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, sipas policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA