Pak ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme të Britanisë së Madhe Simon Murray bëri një deklaratë tronditëse në Dhomën e Lordëve, kur tha se deri tani janë zhdukur 200 fëmijë azilkërkues.

Pjesa dërrmuese e tyre 88% ose 176 fëmijë janë shqiptarë. Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri është e vetmja aktive dhe në komunikim të vazhdueshëm me organizatat joqeveritare britanike, të cilat vazhdimisht i janë ofruar autoriteteve britanike për t’i mbajtur këta fëmijë të sigurt, por që janë refuzuar vazhdimisht nga qeveria e Britanisë së Madhe.

Bindja e organizatës sonë dhe padiskutim edhe partnerëve tanë në Britaninë e Madhe më të cilët jemi vazhdimisht në koordimin, është se numri i fëmijëve të zhdukur është shumë herë më i madh nga ajo që ka deklaruar ministri i Brendshëm. Ajo që neve na shqetëson është se si autoritet britanike ashtu edhe ato shqiptare janë shumë neglizhente, sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Këta fëmijë që raportohen të zhdukur ne mendojmë që janë viktima të trafikimit, janë persona që iu premtohet një jetë shumë e mirë, por që përfundojnë në fakt në tregun e drogës, atë të shfrytëzimit, të prostitucionit apo në tregun e skllavërimit të fëmijëve. Është e papranueshme kur miksohen me doza të ksenofobisë nga ana e autoriteteve britanike.

Pyetja e vetme që ne si organizatë joqeveritare, me të drejtë shtrojmë është a janë të humbur, të rrëmbyer, të zhdukur këta fëmijë, thjesht deh vetëm se janë shqiptarë apo jo. Duke qenë e vetmja organizatë që raportojmë përsa i përket trafikimit të fëmijëve, ne jemi duke përditësuar edhe Bashkimin Europian për këtë çështje, por nga ana tjetër do të kemi zhvillime edhe në Shqipëri, përsa i përket kësaj çështjeje“, shpjegon Altin Hazizaj, Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri.

Top Channel