24/11 21:11
Antwerp dhe Arbnor Muja e kanë mbyllur më së miri takimin e raundit të 22-të të Jupiler Pro League, thënë ndryshe të elitës së futbollit belg.
Sulmuesi dardan ishte një nga golashënuesit, e fitores 4-1 të Antwerp në përballjen me St. Liege.
24-vjeçari e nisi këtë sfidë si titullar dhe tregoi një formë shumë të mirë për plot 83’ minuta që ishte në fushën e lojës.
Pas kësaj super fitoreje Antwerp blindon edhe më tej vendin e tretë në renditje, ose më saktë në zonën e Champions League.
Top Channel