Çatia e një magazine në Korçë është shkëputur nga era e fortë dhe ka rënë mbi pesë makina, të cilat kanë pësuar dëme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 8 të qytetit. Çatia prej llamarine në objektin ku mbaheshin produktet ushqimore kaq dëmtuar mjetet që ndodheshin të parkuara aty pranë, ndërsa nga incidenti nuk ka persona të lënduar.

Këtë mëngjes, një pemë u rrëzua në Korçë nga era e fortë që vazhdon pa ndalim. Edhe në këtë rast, nga incidenti nuk pati të lënduar.

Top Channel