Kejvina Kthella është skualifikuar nga Big Brother VIP, pas dhunës fizike ndaj Luizit prime-n e kaluar të spektaklit të Big Brother VIP.

Shuplaka ndaj Luizit ndodhi pas debatit të ashpër mes tyre, I cili degradoi me ofendime të rënda.

Vëllai i Madh mori vendimin që të largojë nga kjo garë modelen e njohur.

Gjesti i Kejvinës u diskutua dhe krijoi debat mes banorëve.

Arbana: Pse nuk foli askush, kur ju pyeta se çfarë ndodhi?

Luizi: Ata nuk kishin çfarë thonin, pasi nuk e dinin që Kejvina do e bënte atë llloj veprimi. Kjo është arsyeja pse ata nuk reaguan.

Tea: Luiz ajo që the ti ishte shumë e rëndë.

Kejvina: Kishte dhunë verbale dhe psikologjike nga ana e Luizit. Unë nuk po justifikoj veprimin tim, sepse nuk është diçka për t’u bërë, por përpara aktit tim, djali në fjalë më ka dhunuar psikologjikisht dhe verbalisht. Çfarë donte ai? Donte këtë?

Kiara: Është gabim, unë po them të njëjtën gjë,, kontrollo veten.

Kejvina: Nuk i kontrollon fare ti.

Arbana: Mua më vjen keq sepse mendoj se ne kemi dështuar, ne si shoqëri kemi dështuar, më vjen keq  që çdokush aty mendon se kjo lojë të luhet kështu, ky publik nuk meriton që kjo lojë të luhet kështu.  Është marrë një vendim, për këtë arsye Vëllai i Madh ju ka dhënë mundësinë të organizohet gjyqi, edhe pse është një realiy, dhuna verbale ka qenë e pranishme, jeni penalizuar, sërish rastet janë përsëritur, por ka një vendim për dhunën fizike.

FOTO GALERI
6/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA