Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka shkundur Shqipërinë në orën 22:37 minuta mbrëmjen e së dielës, ndërsa rreth 8 minuta më vonë një tjetër lëkundje më e lehtë është regjistruar.

Kjo lëkundje e fortë në pak minuta shkaktoi frikë tek qytetarët, të cilët dolën jashtë.

Një pjesë e tyre kanë marrë makinat dhe janë pozicionuar në sheshin “Nënë Tereza”.

Qytetarët tmerrohen nga lëkundjet e tërmetit, e kalojnë natën jashtë

Sipas Instituti të Gjeoshkencave raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, prapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes vlerësohet se ka dëme materiale të lehta në njësinë administrative Xibër të bashkisë Klos.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA