Kim Kardashian organizoi një festë luksoze për vajzën e saj Chicago, me temë “Hello Kitty” për të festuar ditëlindjen e saj të pestë të dielën.

Ylli i realitetit televiziv, 42 vjeçe, u shfaq në rrjetet sociale për të treguar festën ekstravagante në rezidencën e saj në ngjyrë bezhë, në Hidden Hills, 60 milionë dollarë, me mure dhe qilima rozë vetëm për këtë rast.

Chicago është një nga katër fëmijët që ajo ndan me ish-bashkëshortin e saj Kanye West, i cili së fundmi u celebrua me një prej stilistëve të tij të kompanisë “Yeezy” në një ceremoni private vetëm dy muaj pasi u finalizua divorci i tyre. Nuk kishte asnjë shenjë të reperit në asnjë nga videot në rrjetet sociale të publikuara nga familja.

Shtëpia e Kim ishte zbukuruar me tullumbace rozë dhe dekorime “Hello Kitty” në çdo dhomë të shtëpisë. Dizajni “Hello Kitty” gjendej edhe tek fetat e bukës madje, që kishin një mbushje rozë. Në qendër të një dhome të madhe ishte një gropë gjigante me topa rozë dhe me dy rrëshqitëse, ku fëmijët mund të luanin dhe një DJ që përziente meloditë për ngjarjen.

Festa kishte planifikuar aktivitete të shumta për fëmijët si lyerja e fytyrës dhe disa mace “Hello Kitty” prej pelushi. Në një video në TikTok, Kim shkroi:

Gëzuar ditëlindjen ChiChi.

Videoja që Kim postoi e tregonte atë të veshur me një bluzë bebeje me shkrimin ‘I Love You Chicago’. Edhe ushqimet dhe pijet freskuese ishin krijuar për t’iu përshtatur temës “Hello Kitty”. Videoja përfundoi duke treguar miqtë dhe familjarët që gjendeshin atje, duke përfshirë mamanë e Kim, Kris Jenner, të gjithë fëmijët e Kim-it, si dhe Khloe dhe vajzën e saj duke kënduar këngën ‘Happy Birthday’. Khloe regjistroi videon e Çikagos duke fryrë tortën e saj të ditëlindje dhe klipi përfundon në kohën kur True fillon të thërrasë ‘mama’ dhe Khloe ndalon regjistrimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA