Foto ilustruese

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor “Kakavijë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Kordhocë”.

Mësohet se janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen M. P., dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. A.

Për pasojë, është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasja M. A., 62 vjeçe), e cila u transportua në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”

 

Top Channel