Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Buna, në dalje të qytetit të Shkodrës.

Ai ka qenë prej disa ditësh i shpallur në kërkim nga familjarët nga policia, ndërsa trupi i pajetë është gjetur ditën e sotme.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje, nëse viktima është hedhur në ujë për t’i dhënë fund jetës apo vdekjen ia kanë shkaktuar të tjerët.

Policia dhe ekspertiza kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi policisë:

Shkodër/ Më datë 14.01.2023, në ujërat e lumit Buna, shërbimet polumbare të FNSH Shkodër kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi, që dyshohet të jetë 58-vjeçari N. N., banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër.

Për shtetasin N. N., më datë 08.01.2023, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të. Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Top Channel