19/12 22:32
Vllaznia ia del të triumfojë 1-2 me përmbysje ndaj Partizanit, duke u shkaktuar “të kuqve” humbjen e parë në shtëpinë e tyre tyre, të cilën e inauguruan pak javë më parë.
Në një sfidë direkte mes dy skuadrave pretendente për kreun, ishin kuqeblutë e Mirel Josës ata që festuan në fund, duke ngushtuar me 4 pikë distancën nga kreu, që mbahet pikërisht nga Partizani.
Në të 90-ën shkodranët gjetën edhe golin e dytë me anë të sulmuesit të talentuar Mehdi Çoba, i cili erdhi nga stoli për të shënuar golin me vlerë 3-pikëshe për kuqeblutë, që ngjiten përkohësisht në kuotën 25 pikëve./ Super Sport
Top Channel