Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës: Ne jemi anëtar de facto i aleancës së NATO-s

13/01/2023 13:27

Ukraina është bërë një anëtare de facto e aleancës së NATO-s, tha ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

Ai u shpreh se ishte i sigurt se Ukraina do të merrte armë të kërkuara prej kohësh, duke përfshirë tanke dhe avionë luftarakë, pasi Ukraina dhe Rusia dukej se po përgatiten për ofensiva të reja në pranverë.

“Ky shqetësim për nivelin e ardhshëm të përshkallëzimit, për mua, është një lloj protokolli. Ukraina si një vend, dhe forcat e armatosura të Ukrainës, u bënë [një] anëtare e NATO-s. De fakto, jo de jure (me ligj). Sepse ne kemi armatim dhe kuptojmë se si t’i përdorim ato.”, tha Reznikov në një intervistë për BBC.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar pushtimin e tij në Ukrainë si një betejë ekzistenciale kundër vendeve perëndimore që duan të dobësojnë Rusinë.

Figura ruse kanë argumentuar se po luftojnë NATO-n në Ukrainë, pasi Perëndimi e ka furnizuar vendin me armë në atë që ata e quajnë një luftë agresioni.

Ukraina, prej vitesh, ka kërkuar t’i bashkohet aleancës ushtarake midis SHBA-së, Kanadasë dhe 28 vendeve evropiane, diçka që Vladimir Putin e ka përshkruar si një kërcënim sigurie për Rusinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shtyrë për pranim të shpejtë, por është e paqartë nëse anëtarësimi i plotë është diçka që anëtarët e aleancës do ta konsiderojnë seriozisht edhe pas përfundimit të luftës, pavarësisht premtimeve për mbështetje.

Neni 5 i Traktatit të NATO-s thotë se një sulm i armatosur kundër çdo anëtari duhet të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve.

“Pse [do të ishte] e diskutueshme? Është e vërtetë. Ë

Top Channel