S’ka ilaçe, farmacitë franceze prodhojnë vetë amoksicilinë: Ka rënë imuniateti prej maskave

12/01/2023 21:30

Mungesa e barnave në treg ka shtyrë rreth 40 farmaci në Francë që të prodhojnë vetë kapsula të antibiotikut amoksicilinë për fëmijët.

Muajin e kaluar, si në këtë vend ashtu edhe në Britaninë e Madhe u njoftua se po rezervat e antibiotikëve kryesorë në mesin e një vale infeksionesh virale dimërore. Farmacia Delpech në Paris, duke vepruar me kërkesë të qeverisë, ka nisur prodhimin e kapsulave të amoksicilinës, me të cilat furnizohen më pas 5,000 farmaci të tjera në të gjithë vendin.

Ekspertët thonë se ndjeshmëria ndaj sëmundjeve duket të jetë më e lartë këtë radhë, pasi është dimri i parë pa maska pas më shumë se dy vjetësh. “Njerëzit kanë qenë të tejmbrojtur për një periudhë të gjatë dhe tani nuk gëzojnë imunitetin normal kur diskutohet mënyra e reagimit të organizmit ndaj sëmundjeve”, shprehen ata.

Amoksicilina blihet në formë pluhuri në Spanjë, më pas ndahet në dozat e duhura për fëmijët dhe paketohet në shishe të vogla plastike sipas porosive. Në fakt, prodhimi në vetvete i këtij antibiotiku të përdorur rëndom për trajtimin e shumë sëmundjeve të mushkërive, infeksioneve të veshit ose gripit, nuk është dhe aq i ndërlikuar.

Sipas pronarit të Delpech, Fabien Bruno, objektivi i vendosur nga ekzekutivi francez është të të prodhojmë rreth një të tretën e nevojave për pediatrinë, që do të thotë të përgatisin gati 100,000 trajtime me amoksicilinë. Pritet që kjo situatë të zgjasë deri në fillim të muajit mars.

Top Channel